Ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve, Policia jep njoftimin për 48-vjeçarin, ja ç’bënte ai prej muajsh…

polici-1.jpg

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili akuzohet se ka kryer 10 vjedhje, të ndodhura gjatë muajve të fundit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, organizuan operacionin “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.12.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, ka vjedhur në mjetin e shtetasit A. Sh., një çantë dore ku ndodheshin 45.000 lekë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 14.09.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit P. U., një aparat celular;

Më datë 18.09.2020, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit të shtetasit V. D., ku ka marë 3.000 lekë dhe 50 euro;

Më datë 23.09.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. H., ku ndodheshin 50.000 lekë;

Më datë 18.10.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. P., ku ndodheshin 7.000 lekë;

Më datë 31.10.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases E. Sh., ku ndodheshin 10.000 lekë;

Më datë 16.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit N. L., shumën 10.000 lekë dhe dokumentet e mjetit;

Më datë 17.11.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases G. H., ku ka patur 260 euro dhe 9.000 lekë;

Më datë 30.11.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit L. Gj.;

Më datë 05.12.2020, dyshohet se ka vjedhur 2 aparate celular në mjetin e shtetasit M. Gj;

Më datë 07.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 4, Durrës, në mjetin tip “Benz”, shumën 45.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303