Ishte në arrati, dorëzohet deputeti shqiptar, ishte dënuar për mashtrim

policia-780x439.jpg

Deputeti Etem Arifi bëhet me dije se është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Raportohet se deputeti ishte dënuar me një vit dhe tre muaj burg për mashtrim me subvencione.

Ndërkohë, theksohet se Arifi ishte në arrati.

Për dënimin, Arifi bëri ankesë në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, por ky institucion, më 23 shtator, nuk e mori në shqyrtim kërkesën e Arifit, pasi e konsideroi si të papranueshme.

Ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, vota e deputetit Hetem Arifi u bë vendimtare më 3 qershor kur u votua qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

scroll to top