TË FUNDIT

Ishte në arrest shtëpie por del xhiro me mjet, 41-vjeçarit i ndodh gjëma

Një 41-vjeçar nga Kuçova ka rënë në prangat e policisë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Ai është kapur nga shërbimet e policisë, në rrugën automobilistike Kuçovë-Ura Vajgurore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

“Theu masën e arrestit, bie në prangat e policisë.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K.B., 41 vjeç, banues në fshatin Rreth -Tapi, Kuçovë, pasi ky shtetas ka qenë me masën “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e policisë, në rrugën automobilistike Kuçovë-Ura Vajgurore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, parashikuar nga neni 323  i  Kodit Penal”, njofton policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat