fbpx

Ishte në depresion, babai i vajzës së mumifikuar ishte hedhur nga kati i 4-të i shtëpisë, detajet

Sërish janë zbuluar të tjera detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Ndërkohë kryefamiljari i familjes Josifi ka 5 vite që ka vdekur dhe mësohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i shtëpisë së tyre në Përmet.

Theksohet se ai ka qenë në depresion.

Kujtojmë se sipas ekspertizës mjeko ligjore 33-vjeçarja Anisa Josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.