fbpx

Ishte në lëvizje, në flakë një makinë në Tiranë

Policia ka njoftuar pak minuta më parë se një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën e ‘Durrësit’, Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25, ndërsa mjeti ka qenë në ecje në momentin kur është përfshirë nga flakët.

“Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K. SH, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.