“Ishte një goditje e madhe dhe…”. Tërmeti 6 ballë ‘shkund’ këtë vend, çahen muret dhe dyshemetë

termet-3-770x433-1-768x432.jpg

Një tërmet me madhësi 6 ballë ka ‘shkundur’ së fundmi Assam-in e Indisë. Raportohet se nga lëkundja e fortë janë shkaktuar çarje në muret dhe dyshemetë e disa banesave dhe institucioneve, por nuk u raportuan viktima të menjëhershme.

 “Ky tërmet ishte më i madhi që mund të mbaj mend, fillimisht ishte një goditje e madhe dhe pastaj një më e vogël. Ne nuk morëm asnjë telefonatë ankthi, por njerëzit dolën me vrap nga shtëpitë e tyre.”- tha një zyrtar policie në qytet.

Sipas Reuters, njerëzit u përhapën nëpër rrugë nga frika e dridhjeve të reja, me disa që thanë se tërmeti la të çara në shtëpitë e tyre.

“I gjithë apartamenti ynë shumëkatësh ka dëshmuar një dëmtim masiv me çatitë dhe muret duke u zhytur brenda,” – tha Subham Hazarika, një biznesmen që jeton në një apartament në Guëahati. “Për fat të mirë askush nuk u lëndua”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303