29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim, kapet 46-vjeçari nga Saranda

spot_img

Ka rënë në prangat e policisë një 46-vjeçar nga Saranda, pasi ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se Janaq Xega ka qenë i dënuar nga Gjykata e Sarandës me 2 vite burg për veprën penale ‘Plagosje të rëndë me dashje’.

46-vjeçari banonte në fshatin Mursi të Sarandës, ku sot u bë pikërisht ndalimi i tij nga autoritetet.

“Shërbimet e Policisë Sarandë kanë ndaluar shtetasin në kërkim, Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23-2018-1795 (214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat