fbpx

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Morinë 29-vjeçari

policia-640x354-1.jpg

Një 29-vjeçar me iniciale R.N, ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë, mbajtje e sendeve të vjedhura, armëmbajtje pa leje dhe kërcënim i nëpunësi publik.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Italia për veprat penale të përmendura më sipër.

Në një pjesë të njoftimit të policisë thuhet:

R. N. 29 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa u prangos në tentativë për të dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Italia ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Mbajtje e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kërcënim i nëpunësit publik”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303