Ishujt e Zelandës së Re po afrohen pranë njëri-tjetrit

new-zealand-islands.jpg

Ishujt Veriore dhe Jugore të Zelandës së Re janë afruar më shumë me njëri tjetrin pas një sërë tërmetesh në vitin 2016, ka deklaruar instituti i gjeologjisë i vendit.

Tërmeti 7.8-magnitudë dhe pasojat e tij kanë lëvizur shtratin e detit gjashtë metra e gjysmë kur arritën pranë Kaikuura në Ishullin e Jugut, duke ekspozuar shkëmbinjtë e mbuluar me alga dhe jetën detare.

Ishujt kanë vazhduar të afrohen më pranë njëri-tjetrit që nga tërmeti, u  shpreh Hreinsdóttir, një përfaqësues i Institutit të Shkencës.

Cape Campbell, në majën verilindore të ishullit jugor, është pothuajse 36 cm më afër Wellingtonit, një qytet i madh në bregun jugor të ishullit të Veriut, sesa ishte para tërmetit.

Ndërkohë, Kaikuura ka lëvizur rreth 15 cm në lindje, dhe qyteti bregdetar i Blenhemit është zhvendosur në verilindje me të njëjtën distancë.

Wellington vetë ka lëvizur rreth 5 cm në verilindje.

Hreinsdóttir vuri në dukje se ishte e vështirë të përcaktohej tamam se çfarë e shkaktoi lëvizjen.

Instituti i  shkencës ka monitoruar lëvizjet gjeologjike në disa vende në Zelandën e Re që nga tërmeti i vitit 2016.

Ky tërmet në mënyrë dramatike ndryshoi peizazhin e pjesëve të Ishujve të Jugut.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303