Ishulli në fund të botës ku mund të shkoni vetëm me leje

Ishulli “Ascension” ndodhet në Atlantikun e Jugut, në gjysmë të rrugës midis Afrikës dhe Brazilit, rreth 1600 km larg bregdetit të Afrikës dhe është plot çudira.

Zyrtarisht nuk ka askush në ishull, dhe autoritetet britanike që qeverisin këtë ishull të largët nuk lejojnë askënd të banojë aty. 800 personat (shtetas britanikë) jetojnë aty në kategorinë e vizitorëve të përkohshëm.

Kush dëshiron ta vizitojë atë, duhet të ketë lejen me shkrim të përfaqësuesit të Mbretëreshës – Administratorit.

Aeroporti, pistat e të cilit dikur ishin më të gjata në botë dhe të destinuara për Space Shuttle, operohet nga forcat ajrore amerikane, të cilat i japin Britanisë së Madhe qasje të kufizuar. NASA ka ndjekur misionet Apollo nga ishulli, dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës monitoron lëshimin e raketave.

Dy vjet më parë, ishulli u vizitua nga 1.454 turistë, të cilët duhej të paguanin një biletë 20 funte dhe të merrnin lejen e Administratorit ‘të ashpër’.

Për shkak të shkatërrimit të pistës, këto fluturime u ndërprenë dhe pistën e përdorën vetëm aeroplanët më të vegjël. Jahtet private ndalen aty  vetëm për një ose dy ditë. Aty mund të arrihet edhe me anijen e Royal Mail nga Shën Helena, e cila lëvizë nga Cape Town dhe duhen 10 ditë për të arritur, dhe në ishull duhet pritur midis një deri tri javë për t’u kthyer, shkruan FT.

Peizazhi i ishullit mbizotërohet nga një shumëllojshmëri e antenave dhe pjatave satelitore, por askush nuk dëshiron të tregojë misterin e tyre

Ishulli ndodhet në majë të një vullkani nënujor të krijuar miliona vjet më parë. Sipërfaqja duket sikur vullkani ka shpërthyer së fundmi, dhe për pjesën më të madhe është e nxehtë dhe e thatë si një shkretëtirë.