ISIS: Koronavirusi u shtoftë vuajtjet kombeve të pafe

Shteti Islamik ka publikuar një komunikatë ku thotë që “koronavirusi të shtojë vuajtjet e kombeve të pafe dhe Allahu të ruajë besimtarët”.

“Allahu është i ashpër në ndëshkimin e atyre që rebelohen ndaj tij dhe i mëshirshëm me ata që i binden atij”, lexohet në komunikatën e grupit terrorist.

ISIS-i shton se kjo sëmundje ka detyruar “kombet e kryqëzatave” për t’u tërhequr dhe të vendosin ushtrinë në shërbim të shmangies së përhapjes së virusit.