Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar të Letërsisë ‘Neustad 2020’

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020. Kadare ishte përzgjedhur si një prej nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkuronin për këtë çmim.

Çmimi, i cili ka një vlerë prej $50,000 është cilësuar si “American Nobel” dhe akordohet nga “World Literature Today”, e cila është revista e Universitetit të Oklahamas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare.  

Çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.