Dy vëllezër shqiptarë të moshës 40 dhe 44 vjeç u arrestuan ditën e sotme në Itali nga Policia e San Benedetto.
Vëllezërit janë banues në Monteprandone dhe u arrestuan sepse kishin kërcënuar me thikë dhe rrahur një punonjës të një firme tregtare në Porto d ‘Ascoli.
Sipas mediave italiane, arsyeja e sulmit është se punonjësi kishte raportuar njërin nga vëllezërit i cili ishte tregtar makinash, për mashtrim.
Aktualisht të dy vëllezërit ndodhen në arrest shtëpiak.

