Itali, çifti shqiptar kapet me kokainë në shtëpi

Ndalimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë, ndërsa reagimi i dy të rinjve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat më pas vijuan kontrollin edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë, marijuanë si dhe disa materiale të tjera.

Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh në Aviano, të cilët u kapën me kokainë.

Siç raportojnë mediat italiane, të arrestuar janë Aleksandër Zhava, 29 vjeç dhe Lisa Zille, 24 vjeçe.

Ndalimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë, ndërsa reagimi i dy të rinjve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat më pas vijuan kontrollin edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë, marijuanë si dhe disa materiale të tjera.

Arrestimi u bë ditën e djeshme, ndërsa të rinjtë priten të dalin sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Sasia e drogës së kapur nuk bëhet me dije, ndërsa hetimet vijojnë për këtë rast.

Lër një koment