TË FUNDIT

Itali/ Conte premton ndryshime

Kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte,  prezantoi sot një projekt politik të përmasave të mëdha, zbatimi i të cilit duhet të shtrihet në legjislaturën që synon të zgjasë deri në vitin 2023.

Conte deklaroi se do të ketë ndryshime të mëdha gjatë këtij mandati.

Ai bëri gjithashtu me dije se ndryshimi do të përqendrohet edhe në moderimin e toneve dhe i kërkoi klasës politike, por gjithashtu dhe qytetarëve më shumë vetëpërmbajtje, veçanërisht në rrjetet sociale.

Duke folur për koalicionin e mëparshëm qeverisës, Lëvizja Pesë Yjet dhe Lega e Mateo Salvinit, Conte deklaroi se kishte mosmarrëveshje dhe polemika të përditshme.

Kryeministri italian premtoi se do ta angazhonte Italinë në një epokë të re reformuese për ta bërë një vend më të mirë, duke kërkuar ndihmë edhe nga Europa.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat