fbpx

Itali, hetimet për vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar zbulojnë grupin e frikshëm

albanese_arrestato.jpg

Tre shqiptarë dhe një tjetër me origjinë kalabreze kanë rënë në prangat e policisë italiane të Sienës, pasi akuzohen si anëtarë të një grupi trafikimi kokaine në tregun e Valdichiana dhe Crete Senesi.

Hetimet për 4 shqiptarët kanë nisur pas vrasjes së 22 vjeçarit shqiptar, Andrea Ndoja, i vrarë 9 maj 2018 nga Giulio Sale. Autori i vrasjes ishte pastori me origjinë sardine, i cili jetonte mes Foianos dhe Cortonas. Me gjykim të shkurtuar Sale është dënuar me 16 vjet.

Nga hetimet për vrasjen u zbulua ekzistenca e një grupi shpërndarësish shqiptarë, miq me viktimën. Nga komunikimet e përgjuara nga policia u konstatua se rrjeti kishte kapacitet të vendoste dy kilogramë kokainë të pastër çdo muaj në treg, duke u paguar mesatarisht 80-100 euro për gram.

Pas arrestimit, mediet fqinje shkruajnë se 2 prej të arrestuarve u dënuan me burg, ndërsa për dy të tjerët u dha masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303