fbpx

Itali, i jepet prioritet pacientëve me më shumë shanse

P56ADQUJ3U224K7NZBYVWZECXA.jpg

Mauro D’ambrozio, që punon në spitalin Fatebene Fratelli, në Milano, thotë se të prekurit nga Covid 19, kalojnë më shumë se 15 ditë në kujdes intensiv dhe kjo ka bërë që kapacitetet e spitalit të ezaurohen. Sipas tij, nëse mjekët mësojnë se pacienti ka probleme shëndetësore të mëparshme, deri në pikën që ka pak shanse të jetojë, prioritet i jepet dikujt tjetër, që ka më shumë shanse të mbijetojë. Dhe kjo, është një zgjedhje, që edhe pse e vështirë të pranohet nga etika, nga këndvështrimi klinik mund të bëhet për ti dhënë mundësinë e mbijetesës dikujt, krahasuar me dike tjetër që ka zero shanse.

Sipas tij, stafi është nën presion të madh. Në disa reparte, raporti mes pacientëve dhe infermierëve është 1 me 12 ose 14 në një kohë kur duhet të ishte 1 me 6. Të tjerë infermierë thonë se vetë ata janë shumë të lodhur dhe frikësuar. Dekretet qeveritare ndryshojnë çdo ditë dhe personeli nuk ka udhëzime të qarta se si të përballet me këtë virus. Madje ndjehet edhe pak i braktisur. Infermierët kanë frikë të shkojnë në shtëpi dhe me gjasë të infektojnë edhe të afërmit.

Ndërkohë që stafi i spitaleve, vendoset edhe në karantinë më shumë për shkak të kontakteve direkte me pacientët. Kjo krijon më shumë stres mbi sistemin. Në mesin e rasteve në rritje, i gjithë sistemi shëndetësor në Itali është në një pikë kritike me stafin mjekësor që flet për kushte kaotike dhe spitale të ezauruara deri në palcë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303