fbpx

Itali/ Me makinë të vjedhur dhe 10 mijë euro bizhuteri, kapen dy shqiptarët

arrestohen.jpg

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi akuzohen për grabitje të një makine dhe disa bizhuterive me vlerë 10 mijë euro.

Raportohet se dy të arrestuarit janë Aleksandër Mhillaj 28 vjeç dhe Enrik Nikolla 24 vjeç.

Ata u panë në Modena, të cilët po lëviznin me një makinë të vjedhur tipit ‘Fiat Stilo’.

Dy të rinjtë janë përplasur me policinë dhe menjëherë Nikolla ka qëlluar njërin prej tyre.

Në kontrollin e banesave të tyre, karabinierët gjetën sende të çmuara prej floriri dhe argjendi me vlerë 10 mijë € si dhe makina ‘’Fiat Stilo’’ me të cilën tentuan t’i arratiseshin policisë ishte e grabitur. Kohë më parë, Mhillaj dhe Nikolla kishin tentuar të grabisnin një shtëpi, por më pas u pikasën nga pronarët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303