21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Itali, qeveria “pastron” qytezën mikpritëse Riace nga emigrantët

spot_img

Ky vendim vjen pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Riaces, Domenico Lucano, pas akuzave për organizimin e martesave për shkaqe emigrimi.

Ai ishte vendosur në arrest shtëpie, pas një debati kombëtar mbi integrimin e emigrantëve.

Kryebashkiaku, i njohur si “Mimmo”, kishte pushtuar ballinat e medieve për programin e tij në mirëseardhjen e emigrantëve në Kalabri, duke iu ofruar shtëpi dhe punë, me shpresën se do të ndikojë në ekonominë e vendit.

Ai e nisi këtë sistem në vitin 1998, nën qeverinë e asaj kohe, dhe që nga atëherë qindra emigrantë i janë bashkuar këtij qyteti të vogël.

Suksesi i programit ishte përkrahur nga të gjithë si model i integrimit, duke bërë që kryetari Lucano të zgjidhjet në mesin e 50 udhëheqësve më të mirë në botë në vitin 2016.

Arrestimi i tij më herët këtë muaj nxiti protesta dhe debat kombëtar në lidhje me projektin.

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, dhe partia e tij “Lega Nord” thanë se arrestimi i tij tregonte se qeveria i kishte shpallur luftë biznesit të emigracionit.

Përpjekjet e Salvinit për të goditur emigracionin në Itali kanë fituar lëvdata dhe kritika, që kur qeveria e re e koalicionit erdhi në pushtet në qershor.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat