Itali: Sekuestrohen mbi 500 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 45 vjeçari italian

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe droge e trafikuar me mjet lundrues nga Shqipëria në Itali. Në pranga është vënë një shtetas italian me inicialet C.M nga Lecce 45 vjec.

Mjeti lundrues 6 metra i pajisur me instrumente për peshkim u identifikua ndërsa po tërhiqej me një fuoristradë në rrugën provinciale SP131 që lidh Leccen me Torre Chianca.

Autoritetet financiare italiane të qytetit të Lecces të dyshuar nga ora e trazitimit në rrugë të këtij mjeti lundrues e nga mungesa e shenjave identifikuese të tij, kryen hetime të mëtejshme e identifikuan pronarin e automjetit tip Fuoristradë, 45 vjecarin italian C.M.

Pas kontrollit më pas në oborrin e banesës së tij në qëndrër të qytetit të Lecces në lagjen Borgo San Nicola, u gjetën 3 mjete lundruese mes të cilëve dhe skafi 6 metra. Në dyshemenë e skafit u gjetën të fshehura drogë e armë.

Financa Italiane sekuestroi 2 karabina kalibër 4.5, një pistoletë Berreta kalibër 4.5, një tjetër pistoletë kalibër 8 e një sasi plumbash.

Gjithashtu fshehur në dyshemenë e skafit u gjetën dhe 450 kg marijuanë e konfeksionuar në 219 pako, 75 kg hashash e konfeksionuar në 31 pako e 3.5 kg vaj hashash.

Sipas autoriteteve italiane sasia e sekuestruar e drogës mund të shërbente për të furnizuar të gjithë tregjet ilegale të shitjes si në nivel lokal ashtu dhe në të gjithë territorin italian.