fbpx

Itali/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Romë

korona_6.jpg

Përhapja e koronavirusit në Itali ka shënuar gjatë orëve të fundit një shtim rastesh dhe në kryeqytetin e Romës.

Në paraditen e së premtes më 6 mars 2020, në këtë qytet është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Viktima është një grua 87- vjeçare e cila vuante nga patologji të tjera të rënda e që prej një muaji e gjysëm po kurohej në spitalin San Giovanni, por që ka rezultuar dhe pozitiv nga virusi.

Deri më sot në Romë janë verifikuar 44 persona pozitiv me koronavirus dhe 7 prej tyre po kurohen në terapinë intesive.

Rasti i fundit pozitiv është një mjek i spitalit San Camillo i cili sapo ishte kthyer nga një javë pushime në rajonin e Venetos.

Aktualisht mjeku ndodhet nën mbikqyrjen spitalore e janë vendosur në karantine dhe 12 kolegë që kanë qënë në kontakt pune me të.

Advertisement

Deri më tani në rajonin e Lazios rezultojnë rreth 42 mjekë e infermierë, punonjës sanitarë në gjëndje karantine pasi kanë qënë në kontakt me persona që kanë rezultuar pozitiv nga koronavirusi.

Një rast i rëndë me koronavirus u regjistrua gjatë një mbrëmjes së shkuar në zonën Castelli Romani pranë Romës. Pacienti është një emigrant 44-vjeçar nga India i cili është shtruar me urgjencë e po kurohet në spitalin Spallanzano të sëmundjeve Infektive. Ai sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Emilia Romagna.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303