fbpx

Itali, shkatërrohet grupi kriminal

guardia-di-finanza-678x381.jpg

Policia italiane ka goditur një grup të strukturuar kriminal italo-shqiptar. Sipas policisë, ky grup kishte kryer një mashtrim fiskal me një shumë prej 8 milionë euro. Ndërsa mbi 10 milionë euro pasuri të paligjshme janë vënë nën sekuestrimin e autoriteteve të drejtësisë italiane pas ekzekutimit të fazës finale të operacionit “Crazy ëater” i cili ka shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptarë me aktivitet në territorin e provincës së Bergamos.

Faza finale e këtij operacioni ka çuar sot në arrestimin e 3 shtetasve italianë me precedent penal, ndërsa në shtator të 2018 janë ekzekutuar 13 urdhra arrestimi ndaj shtetasve italianë e shqiptarë, 6 prej të cilëve janë vënë në pranga./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303