fbpx

Itali, tërmet 4.6 ballë në Romagna, mbyllen shkollat

a62dd267318ba6236bf70f375d077c6b.jpg

Komuna e Ravenas në Italia ka njoftuar sot për mbylljen e shkollave pas lëkundjeve me magnitudë 4.6, që ndodhën pak pas mesnatës së kaluar.

Kishte kaluar vetëm pak minuta nga ora 12 e natës kur lëkundjet zgjuan banorët e Romagna.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 11 km në lindje të Romagnas.

Sipas asaj që shkruan Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë (ingv), magnituda ka qenë 4.6, me epiqendër në 25 km thellësi.

Gjysmë ore pas tërmetit të parë një tjetër lëkundje me magnitudë 3.0, ka ndodhur rreth 9 km nga Cervia.

Shumë persona të frikësuar kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë kaluar natën në rrugë.

Lëkundjet e tërmetit kanë ndodhur në një zonë e konsideruar me rrezikshmëri të lartë sizmike, shpjegon INGV.

Në këtë zonë dhe në zonat përreth kanë ndodhur tërmete me magnitudë 5.

Nëse i hedhim një sy historikut sizmik të Ravennas, tërmete të ndryshme kanë pasur intensitet që e kanë kaluar gradën e gjashtë të shkallës, pra me një intensitet shumë të lartë, që sjell dëme dhe shkatërron ndërtesat.

Intensiteti më i madh historik, i njëjtë me gradën shtatë-tetë, ka ndodhur nga një tërmet i fuqishëm në 22 qershor të 1620. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303