fbpx

Italia  dhe Greqia shifra alarmante rastesh/ Italia regjistron 29,003 raste të reja me Covid-19 dhe 822 viktima në 24 orë

120f7bd0d38bf43da4d5a94ee9a2d444_L.jpg

 

Italia ka regjistruar 29,003 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 232,711 teste të kryera.

Kështu, në total numri i të infektuarve në vend shkon në mbi 1.5 milion (1,509,875). Po ashtu, brenda ditës vendi raportoi edhe 822 raste fatale të lidhura me virusin. Kurse, bilanci total i viktimave rritet në 52,850. Sa i përket situatës në spitalet Covid, autoritetet e shëndetit në vend raportojnë se të shtruar janë 275 persona më pak se dje.

Të larta vijonë shifrat e Covid-19 edhe në Greqi, mijëra raste të reja dhe 99 viktima, janë qindra pacientë në intubim. Ministria e Shëndetësisë së Greqi ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2018 raste të reja duke e çuar në afro 100 mijë numrin total të të prekurve që nga fillimi i pandemisë (99.306).

Ditën e fundit në Greqi kanë humbur jetën 99 qytetarë, shifër e cila e çon në 2001 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Gjithsej janë shëruar 9989 oersona, ndërsa problemi është tek personat e intubuar. Janë 608 të tillë të cilët ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303