Italia e gatshme për të arritur një marrëveshje të shpejt me KE mbi buxhetin

download-21.jpg

Qeveria italiane ka shprehur sot angazhimin e saj për të arritur një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes lidhur me buxhetin e Romës 2019, tha ministria e ekonomisë të hënën.

Ministri italian i Ekonomisë Giovanni Tria zhvilloi një takim ditën e sotme me Nënkryetarin e Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, përpara një takimi të ministrave të financave të eurozonës në Bruksel, tha Ministria e Ekonomisë në një deklaratë.

“Tria dhe Dombrovskis shprehën vullnetin e përbashkët për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen mbi buxhetin sa më shpejt që të jetë e mundur,” -shtoi ministria në deklaratën e saj.

Komisioni Europian ka hedhur poshtë paketën ekspansioniste të Italisë 2019, duke thënë se Italia duhet do të zvogëlojë borxhin e madh publik, siç kërkojnë rregullat e BE.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303