fbpx

Italia i jep fund ditëve me bilanc të frikshëm të viktimave/ Sa u shënuan në 24 orë

Italia duket se i ka dhënë fund ditëve me shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirusi duke u rikthyer në normalitet.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 7 viktima dhe 192 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, 14.642 në total.

945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej të cilëve janë në terapi intensive.

192.108 persona kanë fituar tashmë betejën me këtë sëmundje ndërsa 34.861 persona kanë humbur jetën. Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241.611.