fbpx

Italia ‘i ktheu nderin’ Shqipërisë, Ilir Meta pret ambasadorin italian dhe 7 mjekët

Presidenti Ilir Meta ka patur në Presidencë ditën e sotme ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe ekipin e 7 mjekëve italianë që erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

7 mjekët italianë erdhën 14 ditë më parë në vendin tonë, si një ndihmë nga shteti fqinj Italia, si për të “kthyer nderin” për ndihmën që Shqipëria i dha Italisë kur në shteti fqinj u përball me mungesë stafi mjekësor për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe shtrimeve në spital.

Takimi i sotëm është në kuadër të falenderimit për dërgimin e këtyre mjekëve, që kanë dhënë eksperiencën e tyre në sektorin shëndetësor shqiptar.