fbpx

Italia jep alarmin e kuq, përmbyten rrugët nga reshjet, paralajmërohet për ciklon

Komuna e Krotonës (Crotone) në Itali po përballet me një mot shumë të keq. Si pasojë e reshjeve të dendura, rrugët janë mbushur me ujë dhe janë përmbytur. Nga ana tjetër, mediat paralajmërojnë për një ciklon.

Rrugët kryesore në Tufolo, Farina, Trafinello dhe Margherita janë të përmbytura.

Gjithashtu, autoritetet i kanë bërë një thirrje të fortë banorëve italianë. Ata i kanë kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre.

Ja fotot që tregojnë gjendjen në rrugët kryesore në Komunës së Krotonës.