Italia ka barazuar 1-1 ndaj Ukrainës në Gjenovë, duke e çuar në 5 ndeshje radhazi serinë pa fitore.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini kaloi në avantazh në minutën e 55 të ndeshjes, por avantazhi zgjati vetëm 7 minuta, pasi Malinovsky shënoi një gol shumë të bukur për të barazuar gjithçka.
Të dielën, Italia do të luajë në transfertë ndaj Polonisë për Ligën e Kombeve.
Mungesa e fitores te Italia po bëhet shqetësuese. Janë 4 muaj e gjysmë pa fitore për të kaltërit, me suksesin e fundit që është shënuar ndaj Arabisë Saudite, me rezultatin 2-1. Që nga kjo fitore, Mancini ka grumbulluar 3 barazime dhe 2 humbje.