fbpx

Italia kap 8 mln euro drogë, ja prej nga vinte heroina

droga-1.jpg

Policia italiane ka sekuestruar rreth 11 kg heroinë në fshatin Alghero, e cila nëse do të dilte në treg do të kapte shifrën e 8 milionë eurove.

Droga është gjetur e fshehur mes gurëve në një mur të vjetër. Ndërsa ishte e ndarë në pako me nga 1 kg secila.

Trafikantët e kishin futur atë në plastmasë me vakuum dhe të mbështjellë me ngjitës. Kjo mendohet se është sasia më e madhe e drogës e kapur 15 vitet e fundit në këtë rajon.

Ndërkaq, mediat italiane shkruajnë se heroina është prodhuar në Pakistan dhe sipas hetuesve, ajo ka mbërritur në Itali dhe më pas është transferuar për në Sardenjë, duke ndjekur rrugën e famshme të vendeve Lindore, në veçanti duke kaluar së pari nga Shqipëria.

Më pas, droga ka mbërritur në Itali ku një pjesë është shitur, ndërsa pjesa tjetër është transferuar në Sardenjë. Heroina e destinuar për në sheshet e Sardenjës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *