Italia lehtëson masat anti-covid, shumica e rajoneve kthehen në” zona të verdha”

Screenshot_85.jpg

Varianti i koronavirusit që u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe ka shkaktuar gjysmën e të gjitha infektimeve të reja me covid 19 në Holandë, deri më 26 janar.

Pohimi është bërë nga ministri holandez i shëndetit. Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të vendit thanë se varianti i ri, më i transmetueshëm ishte përgjegjës për një të tretën e të gjitha rasteve të reja në Holandë.

Shkollat fillore dhe kopshtet në Holandë do të rihapen siç është planifikuar më 8 shkurt ndërkohë që shkollat e mesme dhe qendrat e tjera të edukimit do të mbeten të mbyllura. Edhe vende të tjera të Evropës janë në alarm për variantin e ri të koronavirusit të shfaqur së pari në Britaninë e madhe dhe rastet e tij madje janë konfirmuar tashmë edhe në Ballkan, përfshirë këtu Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303