Italia merr masa të rrepta/ Kush lëviz nga zonat e infektuara arrestohet

Italia ka ngritur pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj.

Këtojanë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie.

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat ​​dhe zyrat janë mbyllur.