fbpx

Italia ndryshon mendje, mund të rishikojë borxhin publik

aaa.jpg

Italia duket e vendosur të qetësojë një mosmarrëveshje disa javore me BE, disa javëpasi zyrtarët italianë sfiduan publikisht të ndryshojnë projekt buxhetin për vitin 2019, i konsideruar nga KE si buxhetit me shpenzimet më të larta.

Udhëheqësit e saj pretendojnë se me këtë buxhet të rritur do të ndihmojnë të varfërit, duke rritur deficitin në 2.4% të PBB-së.

Por në një masë të paprecedent, Komisioni Europian tha se Italia duhet të rishikojnë buxhetin dhe të trajtojë borxhin.

Disa javë pasi kundërshtoi të rishikonte projekt buxhetin, zëvendës kryeministri Luigi Di Maio tha të hënën se qeveria e tij mund të jetë e gatshme të reduktojë objektivin e deficitit për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve.

“Nëse gjatë procesit të negociatave, deficiti duhet zvogëluar pak, kjo nuk është një punë e madhe,” tha z. Di Maio.

Draft buxheti i Italisë përfshin të ardhurat bazë të garantuara prej rreth 780 euro për familjet e varfëra dhe ngritjen e moshës së daljes në pension.

“Gjëja e rëndësishme është se asnjë personi nuk do t’i mungojnë masat e premtuara”, shtoi Di Maio.

Ndryshimi i dukshëm i mendjes pasoi një takim të fundjavës në Bruksel midis Kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Mediat italiane raportuan ditën e sotme se deficiti mund të zvogëlohej nga 2.4% në 2.2% të PBB-së – por burimet qeveritare të cituara nga Reuters sugjeruan se deficiti mund të reduktohet deri në 2%.

Italia ka një borxh publik prej 2.3 trilionë euro, çka bie ndesh me rregulloren e Eurozonës dhe Komisioni Europian kishte paralajmëruar mëë herët se Italia do të përballej me sanksione nëse nuk e ulte borxhin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *