fbpx

Italia në prag izolimi?! Situata e koronavirusit përkeqësohet ndjeshëm

Është përkeqësuar frikshëm situata e pandemisë në Itali.  Vendi matanë adriatikut ka shënuar shifër rekord infektimesh në 24 orët e fundit me mbi 5300 raste të reja gjë e cila tregon se situata epidemiologjike në vendin fqinj po bëhet më shqetësuese çdo ditë.

Siç tregon raporti i Institutit të Lartë të Shëndetit, të gjitha rajonet tani regjistrojnë një nivel të moderuar rreziku (ndërsa vetëm një javë më parë gjysma e këtyre konsiderohej me rrezik të ulët, ndërkohë që disa territore janë më shqetësuese se të tjerët.

Qeveria po punon për masat anti-covid si dhe rregullat që me të gjithë gjasat do të jenë më të rrepta se ato që janë aktualisht në fuqi, në mënyrë që të përmbajnë kurbën në rritje.

Të gjithë masat janë një përpjekje për të shmangur një izolim të ri të përgjithshëm i cili do të kishte efekte negative ekonomike ndërsa mbylljet e lokaleve dhe bareve mund të jenë të pashmangshme.