Italia në recesion mes eurozonës së ngadaltë

Ekonomia e Italisë ra në recesion në fund të vitit të kaluar, sipas shifrave të fundit.
Në tre muajt e fundit të vitit 2018, ekonomia u tkurr me 0.2%, pas një rënie prej 0.1% në tremujorin e tretë, tha zyra e statistikave të Istat.
Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se tkurrja ka gjasa të vazhdojë edhe në 2019.
Ndërkohë, shifrat nga BE treguan se rritja mbeti në 0.2% në tremujorin e fundit të vitit 2018, i njëjtë me tremujorin e mëparshëm dhe në përputhje me pritshmëritë e analistëve. Shifrat, e bëra publike nga agjencia Eurostat, treguan se në 28 vendet e BE-së si një e tërë, rritja e tremujorit të katërt ishte 0.3%. Në kontrast me Italinë, disa ekonomi të tjera të eurozonës u zgjeruan më shumë sesa pritej, ndërkohë që Franca dhe Spanja shënuan norma rritjeje 0.3% dhe 0.7% në tremujorin e katërt.
Zyra e statistikave të Italisë tha se bujqësia, pylltaria, peshkimi dhe industria kishin kontribuar në rënien ekonomike, ndërkohë që një rritje në eksportet neto nuk arriti të kompensojë këto rënie. Qeveria e koalicionit italian ishte e detyruar të rishikojë buxhetin e saj ekspasionist për vitin 2019 muajin e kaluar pasi Komisioni Europian ngriti shqetësime rreth ndikimit në nivelet e borxhit të vendit. Italia ka borxhin më të madh të qeverisë në BE në më shumë se 2.3 trilionë euro. Javën e kaluar, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Mario Draghi tha se të dhënat ekonomike të eurozonës ishin më të dobëta se sa pritej dhe rreziqet ndaj rritjes ishin rritur./real-news.tv/