Italia nuk lejon fluturimet nga një shtet/kthen mbrapsh 125 qytetarë

itaLI.jpg

Autoritetet italiane ndaluan 125 pasagjerë që vinin nga Bangladeshi pasi mbërritin në aeroportin e Fiumicino të Romës.

Kthimi i 125 pasagjerëve nga Bangladeshi vjen pasi Italia po përpiqet të mbajë nën kontroll shpërthimin e COVID-19, ku dukshëm janë ulur rastet dhe viktimat.

Pasagjerët nga Bangladeshi do të kthehen sërish në Doha në Katar, pasi u testuan për COVID-19 nga autoritetet italiane.

Një ditë më parë Italia i pezulloi fluturimet nga Bangladeshi për 1 javë pasi 36 pasagjerë dje në bordin e një fluturimi testuan pozitivë në testin e koronavirusit.

Autoritetet e Lazios në Itali kanë ngritur alarmin duke thënë se rreth 600 qytetarë të Bangladeshit në Romë dhe zonat përreth mund të jenë të infektuar.

Alesso D’Amato, këshilltari shëndetësor i Lazios, i tha” Il Messaggero-s”:

“Ekspertët tanë bënë llogaritjet bazuar në të dhënat e marra nga kampioni i pasagjerëve në fluturim që mbërritën nga Dhaka të hënën në të cilën 13% e pasagjerëve testuan pozitivisht. Rezultati është shumë shqetësues kur merren parasysh të gjitha fluturimet, përfshirë ato me ndalesë, që i kthyen emigrantët nga Bangladeshi përsëri në Itali”.

Gazeta” Il Messaggero” raportoi gjithashtu se disa njerëz gjatë fluturimit të së hënës mbërritën në Itali me çertifikata false, të blera nga mjekët në Bangladesh, duke deklaruar se kishin provuar negativisht për COVID-19.

 

scroll to top