Italia pa trajner në tre ndeshje, COVID-19 prek Roberto Mancinin

mancini.jpg

Roberto Mancini është personazhi tjetër i botës së sportit që preket nga COVID-19. Trajneri i Italisë, pas tamponit të kryer ka rezultuar pozitiv dhe në këtë mënyrë mund të mungojë në grumbullimin e radhës së kombëtares axurre.

Italia ka në program tre ndeshje këtë muaj, fillimisht një miqësore kundër Estonisë më 11 nëntor, për të vijuar me sfidat e Nations League kundër Polonisë dhe Bosnje-Hercegovinës, më 15 dhe 18 nëntor.

Mancini duhet të izolohet dhe sikurse kuptohet ai vështirë se do të mund të jetë në stol në këto tre takime. Në Itali duhet që të qëndrosh 10 ditë në karantinë, sipas protokolleve të autoriteteve shëndetësore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303