fbpx

Italia përballet me valën e dytë, 39 viktima në 24 orët e fundit, vijon numri i lartë i rasteve

Mar20_30_1207568834.jpg

Italia ka regjistruar 4,619 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 39 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 36205.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus është Lambordia, me 696 raste pozitiv për COVID-19.

Ndërkohë rajoni më i prekur pas Lombardisë mbetet Campania me 662 raste të reja me koronavirus.

Sakaq spitalet në Itali vijojnë të përballen me shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus.

302 persona është numri i të shtruarve, ndërsa 32 pacientë janë në trajtim intensiv.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303