fbpx

Italia “pushtohet” nga shirat e rrëmbyeshëm dhe moti i keq

Italia prej disa ditësh është përfshirë nga vala e shirave të rrëmbyeshëm në formë stuhie.

Mediat italiane raportojnë se zonat më të prekura nga reshjet e shiut janë Toskana dhe Campania.

Si pasojë e reshjeve të shiut disa ferma janë mbuluar nga balta në provincën e Salerno. Gjithashtu përmbytje dhe rrëzime pemësh nga era e fortë janë shënuar edhe në Romë.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq një javë më parë ka humbur jetën një 61 vjeçar i cili u mor para nga  përmbytjet e vrullshme në Luvinate, në provincën veriore të Varese, ndërsa ishte duke vrapuar.