fbpx

Italia regjistroi 149,512 të infektuar në 24 orët e fundit

Screenshot_14-4.jpg

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 149,512 raste të reja me koronavirus nga 927,846 të kryera. Për krahasim, një ditë më parë në vend u regjistruan 180,426 të infektuar nga 1,2 milionë teste të kryera.Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 16.1%, nga 14.8% që ishte një ditë më parë. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se rastet fatale për sot janë 248 duke e çuar totalin që nga fillimi pandemisë në 141,104.Kurse, të shëruarit për sot janë 79,207.Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë të shtruar 1,691 pacientë, kurse në pavijonet e tjera Covid janë duke marrë kujdes shëndetësor 18,719 pacientë, 349 më shumë se të shtunën.Sipas raportimeve 2.5 milionë italianë janë aktualisht pozitivë për Covid-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303