33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Italia veto BE-së për Venezuelën

spot_img

Italia bllokon daljen e një rezulote të përbashkët të Bashkimit Europian të cilët njohin Juan Guaido si Presidentin legjitim të Venezuelës.

Deri më sot janë 19 vende të Bashkimit Europian mes të cilave Spanja, Gjermania, Franca etj që pranojnë Juan Guaido si Presidentin e komanduar të Venezuelës të zgjedhur nga Asamblea Kombëtare deri në zgjedhjet e ardhshme të lira, të drejta e demokratike.

Janë ende 9 vende të tjera mes të cilave Italia, të cilat e mendojnë ndryshe.

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, ka zgjedhur një ditë më parë selinë e urdhrit të gazetarëve të huaj në Romë për të bërë publik vendimin e Bashkimit Europian duke u shprehur se e gjen të parpanueshme që Italia është në krah të Maduros.

Qeveria Conte ka dalë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me një notë zyrtare ku shprehet se “Italia mbështet dëshirën e popullit venezuelian për të arritur sa më shpejt në zgjedhjet e reja presidenciale të lira e transparente”, pa përmendur as Presidentin Maduro e as Juan Guaido.

Sipas mediave italiane, qeveria e Romës ka vendosur veton për mospublikimin dje të një rezolute të përbashkët të 28 vendeve europiane kundër regjimit të Maduros.

Ky qëndrim i qeverisë italiane ka çuar dhe në një çarje të brendshme mes koalicionit qeverisës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat