fbpx

Italia vijon me bilanc tragjik të jetëve të humbura nga COVID-19, mbi 25 mijë raste të reja

thumbs_b_c_2a43cd62726fc1a58cd8afabf370144a-1.jpg

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 25,853 raste të reja me koronavirus, nga 230,007 teste të kryera.

Po ashtu, autoritet e shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 722 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, shkon në 52,028.

Në pavijonet e kujdesit intensiv u rrit numri i pacientëve me 32 të tjerë, ndërsa numri i të shtruarve në pavijone të tjera u ul me 264 persona më pak.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303