Italiani i arrestuar në Durrës, bos i klanit mafioz në Bari

Screenshot_1-22.png

Auotoritetet italiane informojnë se në qyttin e  Durrësit është arrestuar mafiozi italian Giovanni Di Cosimo 44 vjeç, i cili prej qershorit të 2017 ishte shpallur në kërkim pasi ishte arratisur nga urdhëri i arrestit shtëpiak.

Giovanni Di Cosimo është një nga bosat e klanit mafioz Di Cosimo në Bari.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një operacioni të antimafias së Barit i cili ka shaktërruar dy klanet mafioz të familjeve Di Cosimo, Rafaschieri e Striscuglio që vepronon në lagjet Madornella e San Paolo të Barit.

Sipas Antimafias Italiane Gioavanni Di Cosimo nga qytetit i Durrësit ku ishte fshehur ograizonte aktivitetin kriminal të dy grupimeve mafioze që bashkëpunonin mes tyre.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e tyre kriminal  që me metoda mafioze zhvasnin  e gjobisnin persona, familje, sipërmarrës e biznesmenë  deri në 10 mijë euro.

Përveç dhunës fizike ata përdornin dhe armët e zjarrit duke u konfliktuar shpesh herë dhe me grupet rivale mafioze në territorin e Barit. Një konflikt i tillë u verifikuar më 15 nëntor ku policia sekuestroi dhe 2 pistoleta.

Nga operacioni i Antimafias italiane janë vënë në pranga 13 persona.

Giovanni Di Cosimo ndodhet në burgun e Tiranës në pritje për t’u ekstraduar drejt Italisë.

Alarmin se në Shqipëri mund të fshihen shtetas italianë të kërkuar nga drejtësia e në lidhje me mafiet italiane e shprehur dhe pak ditë më parë në një intervistë eskluzive për Ora News, prokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Graterri.

scroll to top