Iu gjet pistoletë në çantë, ndryshon akuza për këngëtaren Fjolla Morina, çfarë vendimi u mor pak ditë më parë

fjolla-morina.jpg

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit. Ajo akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve, e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë që disa muaj më parë, Fjollës iu gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e saj, teksa ndodhej në makinë e shoqëruar.

Vendimi për marrjen të pandehur të Fjolla Morinës, u mor pak ditë më parë nga organi i akuzës Kukës, e cila urdhëroi që kosovarja Fjolla Morina, i dashuri i saj Fisnik Syla dhe shoferi i këtij të fundit, Fitim Muji, të akuzohen për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municioneve” dhe jo për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve e municioneve”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303