Iu gjetën 2.6 milionë Euro në makinë, shoferi i arrestuar jep dëshminë

porti-durres-3.jpg

Vijojnë zhvillimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme ku në një makinë janë sekuestruar rreth 2.6 milionë euro që vinin nga Italia me tragetin e linjës Durrës-Bari.

Sipas asaj që raporton Abc Neës, shoferit i kamionit i cili është arrestuar, ka dhënë dëshminë e tij.  Mësohet se 51-vjeçari, i identifikuar si Andon Thanasi, i arrestuar nga policia, ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë e gjetura në mjetin që drejtohej prej tij.

Ai është shprehur se bën transportin dhe nuk e di se çfarë ka në pjesën e pasme të kamionit. Policia ka nisur hetimet për të mësuar se nga ku është nisur kjo ngarkesë dhe kush ishte destinacioni i saj. Ndërkohë vijon ende numërimi i parave në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Paratë ishin futur në 5 qese plastmasi dhe ishin mbuluar me lëndën e parë që përdoret për prodhimin e këpucëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303