‘Iu hodhën hi syve’, KQZ teatër me votat, zbulohet kutia me votat e rëndësishme

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se KQZ luajti sot një teatër qesharak me hapjen e disa kutive të votimit. Në një dalje për media, Kaso tha se KQZ nuk ka hapur kutinë e materialeve ku ndodhet lista e votuesve.

Sipas tij, 30 qershori vulosi fatin politik të Edi Ramës, i cili është kryeministri i parë në këto 30 vite që është refuzuar nga 85% e shqiptarëve.

 “Sot në KQZ u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e hidhur të 30 qershorit. Për të fshehur manipulimin, KQZ refuzon të hapë kutinë e materialeve ku gjendet lista e votuesve, që deri tani është mbajtur sekret.

Askush nuk ia zgjidh dot Ramës hallin e madh. Fati politik i Ramës është vulos më 30 qershor, ai është kryeministri i parë që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt nuk do të jetë më pengesë për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Kaso.