TË FUNDIT

Iu nënshtrua operacionit të vështirë, Dëfrim Methasani rrëfen momentin prekës: Isha në luftë me vdekjen

Gazetari Dëfrim Methasani ka qenë I ftuar së fundmi në emisionin “Jeto me Orën”, ku ka dhënë detaje mbi operacionin e vështirë që kreu.

Methasani tha se mjekët bën mrekulli, ndërsa shton se e rëndësishme është të harrosh të shkuarën dhe të shohësh të ardhmen.

“Tani jam mirë, e rëndësishme është që njeriu të fitojë betejat në jetë. Nëse nuk kalon disa pengesa nuk e ndjen as sigurinë në vetvete. Njeriu pas vështirësish bëhet më e fortë. Një skuadër që fiton pas një humbje shijon më shumë se sa dy fitore. E rëndësishme është të mos merresh me të shkuarën por të shohësh të ardhmen. Mjekët bën një mrekulli në mua. Kisha probleme me frymëmarrjen. Pas shumë orësh ia dolëm. Falenderoj shumë mjekët. E provova edhe njëherë se çdo të thotë solidaritet. “, u shpreh ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat