Iu shisnin kokainë klientëve të prostitutave, e pësojnë keq dy shqiptarët

shqiptaret1.jpg

Të martën pasdite, karabinierët kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, përkatësisht M.E., 34 vjeç, me banim në Torino, dhe G.E., 37 vjeç, po ashtu me vendbanim në Torino.

Të dy shisnin kokainë në Via Pietro Cossa, kryesisht për klientët e prostitutave që kalonin nëpër trotuaret midis Piazza Massaua dhe Via Pietro Cossa, shkruajnë mediat italiane.

Pas disa ditësh vëzhgimi, hetuesit përgjuan një Alfa Romeo Giulietta me dy shqiptarët që shpërndanin lëndë narkotike në zonë. Shqiptarët janë kapur me kokainë. Në përfundim të hetimeve paraprake, dy poseduesit e drogës u dërguan në burgun “Lorusso e Cutugno” dhe u vendosën në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303