Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në rrjete sociale ku i është rikthyer viktimave që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Sëfundmi ai ka sjellë historinë e Osman Rusit, nga Gjepalaj i Shijakut, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga tërmeti tragjik.
Përmes një rrëfimi, Rusi shpjegon se tërmeti ia shkatërroi shtëpinë, por shprehet falënderues që pranë iu gjend bashkia dhe strukturat qendrore të qeverisë.
Ai thotë se fatmirësisht, shtëpia e shkatërruar u ndërtua në kohë rekord prej tyre dhe ai e familja e tij tanimë, strehohen në një shtëpi të re.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:

