fbpx

Iu shty aprovimi në listën e PD, Tritan Shehu e thotë hapur: Ja kush do jetë kryeministri i ardhshëm

Ish-ministri Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave që e la në listën e përfaqësuesve që i është shtyrë aprovimi.

Ai ka treguar se ishte përgatitur për disa çështje të tjera si dhe theksoi se nuk merret me mendimet që mund të kenë individualisht.

“Nuk dua të hyj në komente. Mund të japin shumë mendime, shumë individë mund të japin mendime. S’merrem me mendime. Vendimet merren nga organet. E rëndësishme është t’i lëmë mënjanë diskutimet dhe vendimet. Të qëndrojmë në betejën elektorale, se është thelbësore. është thelbësore që të jemi të bashkuar. Duke lënë mënjanë këto, dhe duke dalë nga intrigat.
Unë me kryetarin e partisë takohem vazhdimisht, flas për probleme, flas në mënyrë konstruktive duke pasur një respekt të fortë reciprok. Duke qenë i bindur se Basha do jetë kryeministër. Që do hapë çelësat e portës europiane, pasi është i vetmi që mund ta bëjë këtë punë të rëndësishme”, tha Tritan Shehu për Neës24.